Ballina Sport Mervan Bejtullahu i kundërpërgjigjet Agim Canës me një ‘thënie të veçantë’

Mervan Bejtullahu i kundërpërgjigjet Agim Canës me një ‘thënie të veçantë’

41
SHPËRNDAJE

Njeriu më i përfolur i ditëve të fundit, gjyqtari Mervan Bejtullahu, ka reaguar në lidhje me reagimet e shumta në adresë të tij.

Ai u kritikua ashpër nga kryetari i Vëllaznimit të Gjakovës, dhe vetë klubi gjakovar, pas ndeshjes së barazhit, Trepça ’89 –Vëllaznimi, të fituar nga mitrovicasit, 4:2.

“Njerëzit që nuk janë në nivelin tim nuk mund të cenojnë integritetin tim”, ka shkruar Bejtullahu në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Bejtullahu u quajt mafioz dhe me shumë fjalë tjera nga Agim Cana, gjatë fjalimit në zhveshtore para futbollistëve dhe në prani të mediave.

-----