Ballina Lajme nacionale Merret vendimi për policin që ia mori jetën një personit në Gjilan

Merret vendimi për policin që ia mori jetën një personit në Gjilan

11
SHPËRNDAJE

Prokuroria merr vendimin për policin nga Gjilani.

Zyrtarë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftojnë sese do të kërkojnë një muaj parabu’rgim për zyrtarin e policisë së Kosovës, të dyshuarin V.H për veprën penale ‘Vr’asje e rëndë”. Prokuroria e shtetit di për vrasjen mirëpo ende nuk i di motivet e këtij rasti, transmeton Express.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një vr’asje e rëndë, motivet e të cilës ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim, të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.

Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vr’asja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e parabu’rgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

-----