Ballina Lajme nacionale Merret vendimi për personin që privoi nga jeta të riun në një...

Merret vendimi për personin që privoi nga jeta të riun në një kazino në Lipjan

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjykata merr vendimin për personin që ia mori jetën të riut në një kazino në Lipjan.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie të pandehurin A.P. i cili kishte privuar nga jeta 32-vjeçarin Florent Ahmetaj. Ngjarja ka ndodhur në muajin mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me heqje lirie në kohëzgjatje prej 25 viteve i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në parabur gim nga data 3.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 euro.

“Më datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, kishte hyrë në kazino ku kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar tashmë të ndjerit F.A. duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera. A.P. më pas kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë 2700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vrasja e Florent Ahmetaj në vendin e tij të punës, kishte bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërmerrnin iniciativën për ndalimin e lojërave të fatit.

Pas kësaj, Kuvendi kishte shfuqizuar Ligjin i cili u lejonte lokaleve të lojërave të fatit të ushtronin veprimtarinë e tyre në për dhjetë vjetët e ardhshme.

---- ----
----
-----
-----