Ballina Lajme nacionale Merret vendimi për burrin që privoi nga jeta gruan në Prizren

Merret vendimi për burrin që privoi nga jeta gruan në Prizren

27
SHPËRNDAJE

Është marrë vendimi për burrin që plagosi për vdekje gruan

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e mbajtjes në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, që plagosi për vdekje gruan e tij Armenda Aliun.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vra sja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e mbajtjes do të llogaritet prej datës së prangosjes 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftim.

Në raport, gjithashtu, përshkruhet edhe momenti i privimit nga jeta të Armenda Aliut.

-----