Ballina Lajme nacionale Merret vendim për të dyshuarin për plagosje në tregun e veturave

Merret vendim për të dyshuarin për plagosje në tregun e veturave

13
SHPËRNDAJE

Plagosja në tregun e veturave, paraburgim 1 muaj për të dyshuarin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji kundër Z.Z. për shkak të veprave penale vrasje në tentativë, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës.

Më datën 28.07.2019, në tregun në Zonën industriale në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje rreth vendit të shitjes në mes të pandehurit Z.Z. dhe të dëmtuarve – dëshmitarëve I.H. dhe M.H. si dhe dëshmitarit Z.XH., i pandehuri ka shtënë në drejtim të dëmtuarit B.D., me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj iu ka drejtuar armën edhe dëshmitarëve tjerë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

-----