Ballina Lajme Bota/Rajoni Merr më shumë para se Biden/ Fauci personi më i paguar nga...

Merr më shumë para se Biden/ Fauci personi më i paguar nga të gjithë

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Merr më shumë para se Biden/ Fauci personi më i paguar nga të gjithë

Sipas revistës së njohur Forbes, Anthony Fauci rezulton të jetë njeriu me pagën më të lartë nga të katër milionë punonjësit e qeverisë federale amerikane.

Me 147 mijë dollarë në 2019-tën, imunologu amerikan kapërcen dhe presidentin. Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit.

Forbes ka përllogaritur po ashtu që nëse Fauci do të qëndrojë me administratën aktuale deri në vitin 2024, ai do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua së fundi nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.

Fauci u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, ndërkohë që kishte qenë pjesë e task force-s së tij për koronavirusin.

Ai pretendon sidoqofte ekipi i ri “nuk po e fillon punën nga e para”.

“Ne jemi duke sjellë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”– është shprehur Fauci.

Merr më shumë para se Biden/ Fauci personi më i paguar nga të gjithë
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----