Ballina LifeBizare Merr fund dilema, ja cilat janë vendet më të mira në avion!

Merr fund dilema, ja cilat janë vendet më të mira në avion!

22
SHPËRNDAJE

Edhe nëse nuk keni frikë nga fluturimi, mund të pranoni se të qenit në avion nuk është kurrë plotësisht e rehatshme.

Vendet e tij janë jashtëzakonisht të vogla e të ngushta, temperatura asnjëherë plotësisht e përshtatshme, keni shumë pak kontroll mbi zhurmën dhe dritën rreth jush, dhe praktikisht, jeni bllokuar në një zonë për orë të tëra.

Qëndrimi në klasin e parë mund t`i përmirësojë ca gjërat, por natyrisht, këtë nuk e përballojnë të gjithë.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta përballuar më mirë udhëtimin, dhe të gjitha rrotullohen tek sedilja e duhur.
Nëse doni të flini gjatë rrugës, më e mira është sedilja pranë dritares.

Nëse doni qetësi, qëndroni larg zonës së kuzhinës.

Nëse e dini që duhet të përdorni shumë tualetën, më e mira është sedilja në anë.

Nëse keni ftohtë qëndroni larg dyerve të emergjencës.

Nëse i urreni turbulencat, qëndroni në radhën e parë.

Sa për atë më të rëndësishmen, se cilat janë vendet më të sigurta në një avion, kjo është diskutuar shpesh dhe përfundimi është se janë sediljet në zonën e mesit!!