Ballina Lajme nacionale Merkel zhvillon sot video-konferencë me kryeministrin e Kosovës

Merkel zhvillon sot video-konferencë me kryeministrin e Kosovës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të zhvillojë një video-konferencë me Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Fokus i bisedimeve pritet të jetë edhe dialogu me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri me dije se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.

Gjithashtu Kurti pritet që këtë javë të jetë në Bruksel ku edhe do të zhvillojë takime me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim i organizuar nga shefi i diplomacisë europiane Josep Borell, ka në fokus përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Nga ana tjetër ky pritet të jetë takimi i parë i kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shkruajnë mediat në Kosovë.

/abcnews.al/

The post Merkel zhvillon sot video-konferencë me kryeministrin e Kosovës appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----