Ballina Lajme Bota/Rajoni Merkel dhe Macron përballen me kryengritje për rregullat e bllokimit kundër Covid

Merkel dhe Macron përballen me kryengritje për rregullat e bllokimit kundër Covid

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron po përballen me kryengritje në vendet e tyre rreth masave të bllokimit kundër Covid-19.

Udhëheqësit e Parisit kanë deklaruar një bllokim tre javor ndërsa kancelarja gjermane po përballet me kritika mbi heqjen e kufizimeve, ndërsa problemet e vaksinave në BE-së vazhdojnë.

Programet e vaksinimit të të dy vendeve janë në kaos pasi mijëra njerëz refuzojnë të marin dozat e Oxford-AstraZeneca pasi udhëheqësit vunë në dyshim efektivitetin e tyre.

Merkel ka ka deklaruar se lehtësime të mëtejshme mund të kryhen vetëm nëse numri i rasteve Covid për 100,000 njerëz është nën 35.

Sipas Institutit, Robert Koch, autoriteti i shëndetit publik të vendit, aktualisht ka rreth 61.7 raste për 100,000 njerëz.

Por disa shtete po bëjnë presion me rihapjen, pavarësisht se numri i të infektuarve të tyre është shumë më i lartë, shkruan The Sun.

Qeveria Merkel tha se relaksimi i mëtejshëm “nuk mund të përjashtohet”.

Vende të tjera duke përfshirë Bavarinë, Rheinland-Pfalz dhe Brandenburg po planifikojnë masa të ngjashme ndërsa të tjerë po shikojnë gjithashtu hapjen e parukerive dhe dyqaneve të tjera.

Ndërkohë, nënkryetari i Parisit Emmanuel Gregoire ka bërë thirrje për një bllokim tre javor për të ndihmuar në rivendosjen e normalitetit në kryeqytetin francez.

Masa do të jepte “shpresë që gjithçka do të rihapet përsëri” duke përfshirë kafenetë dhe institucionet kulturore.

---- ----
----
-----
-----