Ballina Sport Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti tentojnë goditjen e madhe

Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti tentojnë goditjen e madhe

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Everton ka ambicie të mëdha. Drejtuesit e klubit anglez i kanë besuar pankinën një emri të madh si Carlo Ancelotti, teksa nuk ka munguar merkato cilësore.

Ekipi e filloi mirë kampionatit dhe gjatë gjithë kohës ka qenë afër objektivit Champions League, por ndeshjet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive.

Tifozët presin një skuadër edhe më të fortë sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit janë gati t’i dhurojnë një lojtar të madh trajnerit Ancelotti.

 

Ancelotti dhe Bale kur ishin pjesë e Real Madrid

El Chiringuito raporton se Everton është futur në garë për Gareth Bale. Ylli uellsian po luan i huazuar te Tottenham, por klub londinez nuk ka ndërmend të shpenzojë për të.

As te Real Madrid nuk e duan më. Klubi nga Liverpuli po përgatit një ofertë, teksa Ancelotti shpreson të punojë sërish me Bale, pas aventurës të suksesshme në La Liga. /abcnews.al

The post Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti tentojnë goditjen e madhe appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----