Ballina Sport Merkato në dalje te Reali, dy “gjigantë” italianë në garë për Iscon

Merkato në dalje te Reali, dy “gjigantë” italianë në garë për Iscon

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid po kalon momentin më të mirë të sezonit, ndërsa Isco po pret verën për të provuar një aventurë të re. Fantazisti nga Malaga nuk bën pjesë prej kohësh në planet e trajnerit Zidane. Francezi nuk e konsideron më si titullar.

Drejtuesit e “Los Blancos” po kërkojnë të shesin 28-vjeçarin, për të cilin ka interesim nga Serie A. Juventusi dhe Milani e pëlqejnë prej kohësh, teksa vlera e kartonit sillet nga 20-30 milion euro. Në garë për Iscon është edhe Sevilla.

Dëshira e lojtarit andaluzian është të qëndrojë te Reali, por tundohet edhe nga transferimi në Itali. Isco përfiton 6 milion euro në sezon, një rrogë e përballueshme për dy klubet e njohura italiane. /abcnews.al

The post Merkato në dalje te Reali, dy “gjigantë” italianë në garë për Iscon appeared first on Abc News.

---- ----
-----