Ballina Sport Merkato futbolli në kohë koronavirusi, zbulohet lojtari më i shtrenjtë i kombëtares...

Merkato futbolli në kohë koronavirusi, zbulohet lojtari më i shtrenjtë i kombëtares kuqezi

21
SHPËRNDAJE

Sajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, ka bërë përditësimet e radhës dhe tashmë mund të bëjmë disa llogari për futbollistët shqiptarë.

Thuajse të gjithë kanë pësuar rënie dhe këtu luan rol edhe kriza e koronavirusit. Lojtari shqiptar më i shtrenjtë i momentit është Marash Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi vlerësohet 22,5 milionë euro, 2,5 milionë më pak nga para një muaji.

Më e ndjeshme ka qenë rënia e Strakoshës, i cili kushton 20 milionë euro. Ai ka pësuar rënie me 20 për qind. Shkodrani i Napolit, Elseid Hysaj, mbetet në vendin e tretë, me vlerë 14 milionë euro, 1 milionë më shumë se Berat Gjimshiti.

-----