Ballina Sport Merkato/ Borussia e Dortmundit kërkon futbollistin e Real Madrid

Merkato/ Borussia e Dortmundit kërkon futbollistin e Real Madrid

12
SHPËRNDAJE

Borussia e Dortmundit ka bërë një merkato mjaft ambicioze këtë verë, teksa ka afruar emra si Hummels, Brandt, Hazard, etj., por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Verdhezinjtë kanë kërkuar informacion për të marrë në huazim fantazistin spanjoll të Realit të Madridit, Isco, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane dhe është në pritje për të mësuar fatin e tij.

Klubi gjerman ka kërkuar huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për shifrën e 60 milionë eurove, por Florentino Perez do të preferonte një shitje të menjëhershme, ndaj ka marrë kohë për përgjigjen.

The post Merkato/ Borussia e Dortmundit kërkon futbollistin e Real Madrid appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----