Ballina Lajme nacionale Mërgimtari aksidentohet në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Mërgimtari aksidentohet në magjistralen Prishtinë – Podujevë

21
SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit është rritur numri i aksidenteve në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në kilometrin e parë të magjistrales Prishtinë – Podujevë, konkretisht afër xhamisë së vjetër.

Në këtë aksident shihen se ka qenë të përfshirë dy vetura me targa të huaja.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve të mëdha materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 89 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

-----