Ballina Lajme nacionale Mërgimtarë mos u nisni nga Merdare e Dheu i Bardhë

Mërgimtarë mos u nisni nga Merdare e Dheu i Bardhë

52
SHPËRNDAJE

Janë krijaur kolona të gjatë në Merdare dhe të Dheu i Bardhë.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë dhe janë nisur drejt vendeve evropiane janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre statistikave pritje dhe kolona të gjata ka në dalje të Kosovës në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Në Merdare pritja është dy orë e gjysmë dhe kolona ka arritur në 1 kilometër e gjysmë, shkruan lajmi.

Në këtë pikë kufitare ka pritje edhe në hyrje të Kosovës, ku qytetarët janë duke pritur maksimumi 30 minuta.

Po ashtu në dalje të Kosovës në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në dy orë ndërkaq kolona ka arritur në 1.2 kilometra.

Në bazë të këtyre statistikave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë në kuadër të suazave normale dhe nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

-----