Ballina Sport “Mercenar, zhduku nga Atletico!”, tifozët kapen keq me yllin e ekipit

“Mercenar, zhduku nga Atletico!”, tifozët kapen keq me yllin e ekipit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Joao Felix është blerja më e shtrenjtë në historinë e Atletico Madrid. 127 milion euro u shpenzuan për talentin portugez, i cili nuk po ia del të lërë shenjën e tij te “Colchoneros”.

Ky sezon nisi mirë, por lojtari ofensiv nisi të shuhej me kalimin e kohës. Problemet fizike patën ndikimin e vet, ndërsa Diego Simeone nuk i ka dhuruar një fanellë titullari në ndeshjet e fundit.

Vetëm 7 gola sezonalë në La Liga janë pak, me 21-vjeçarin që nuk po ia del të ndihmojë skuadrën kryeqytetase në objektivin titull. Tifozët nuk kanë duruar më dhe kanë reaguar pas rendimentin të dobët të lojtarit.

Deportes Cuatro raporton se një grup i madh i tifozëve janë kapur me Joao Felix në seancën e fundit stërvitor. Mercenar dhe zhdukur nga skuadra jonë kanë qenë thirrjet kryesore të tyre.

Një farë karikimi për fazën finale të sezonit. Tifozët duan titullin kampion, ndërsa lojtari luzitan ka në dorë të reagojë dhe t’u mbyllë gojën tifozëve të zemëruar me paraqitje pozitive dhe gola. /abcnews.al

The post “Mercenar, zhduku nga Atletico!”, tifozët kapen keq me yllin e ekipit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----