Ballina Shëndetësi Mënyrat e duhura për kurimin e refluksit të stomakut pa ilaçe

Mënyrat e duhura për kurimin e refluksit të stomakut pa ilaçe

30
SHPËRNDAJE

Dhimbjet dhe djegiet e stomakut shpesh janë pasoja të një sëmundje të fshehur të stomakut.

Quhet acidi refluks dhe është shumë i përhapur, pasi mund të shfaqet papritur në çdo fazë të jetës.

Pavarësisht kësaj kjo sëmundje që shkakton dhimbje dhe djegie të vazhdueshme në të gjithë zonën e kraharorit dhe deri diku mund të parashikohet.

Nëse keni një stil jetese jo të rregullt dhe konsumoni vakte të mëdha të cilat provokojnë stomakun me siguri që do të prekeni nga acidi refluks.

Kjo sëmundje kronike megjithëse nuk është vdekjeprurëse është shumë e bezdisshme dhe mund ta dëmtojë shumë stomakun gjatë jetës.

Prandaj masat për ta parandaluar atë duhet të jenë sa më të shpejta e pa efekte anësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si ta kuroni këtë sëmundje pa pasur nevojën e ilaçeve.

Hani me Porcione

Kujdesi për ushqimin fillon që nga mënyra e servirjes dhe e ngrënies së tij.

Për këtë sëmundje kaq specifike që lidhet me stomakun kjo është edhe më thelbësore.

Prandaj mundohuni të konsumoni gjithnjë racione të vogla duke i përtypur ngadalë.

Është e rëndësishme që stomaku juaj të mos jetë i mbushur plot, pasi në këtë gjendje do të prodhojë më shumë acid dhe simptoma të tij.

Harrojini tre vaktet kryesore të ditës dhe shpërndajini ato në vakte të vogla të cilat mund t’i konsumoni orë pas ore.

Ushqimet e Dëmshme

Evitimi i disa ushqimeve të caktuara do të ishte një ndihmë e madhe për stomakun tuaj.

Çdo gjë që provokon stomakun është e ndaluar, këtu futen ushqimet me aciditet të lartë apo ato djegëset.

Qëndroni larg, qepëve, domateve, ushqimeve pikante, hudhrës, kafes, çokollatës, çajit apo alkoolit.

Nëse i konsumoni këto ushqime rregullisht dhe vuani nga acidi refulks, mundohuni t’i eliminoni një nga një dhe të shikoni reagimin e trupit tuaj.

Evitoni Pijet me Gaz

Pijet me gaz krijojnë djegie dhe një sërë reaksionesh të dëmshme për stomakun, ndaj evitojini sa më shumë.

Qëndrimi i Duhur

Gjatë konsumimi të ushqimit mundohuni të qëndroni ulur e këtë bëjeni edhe pasi të keni mbarur.

Në këtë mënyrë ushqimi do të kalojë menjëherë në stomak dhe do ta tresni më lehtë.

Kështu që evitoni gjumin pas dreke dhe mos hani darkën në orët e vona.

Mjekët thonë se ushqimi duhet të konsumohet tre orë para se të shtriheni për të fjetur apo pushuar.

Mos Lëvizni Shumë Shpejt

Menjëherë pasi keni ngrënë evitojini lëvizjet e forta fizike, vrapin, ushtrimet apo ecjet e shpejta.

Nëse bëni një shëtitje të thjeshtë pas dreke ose darke nuk ka problem, por sforcimi i menjëhershëm i trupit do të shkaktonte vetëm probleme për organizmin tuaj.

Humbisni në Peshë

Pesha e shtuar nuk ju ndihmon në luftën kundër acidit refluks pasi sforcon trupin dhe shtyp stomakun.

Prandaj mundohuni ta mbani atë sa më shumë nën kontroll.

Pirja e Duhanit

Nëse jeni duhanpirës duhet të hiqni dorë menjëherë.

Nikotina që është përbërësi kryesor tek cigarja ndikon keq në shëndetin e stomakut dhe acidit refluks.

Merrini parasysh këto këshilla dhe dhimbja apo djegia nga acidi refluks do të pushojë gradualisht.

Gjithashtu kujdesuni që të konsultoheni me një mjek specialist në mënyrë që të merrni të gjithë kujdesin e duhur./AgroWeb.org