Ballina Shëndetësi Mënyra se si ecni tregon shumë për ju dhe shëndetin tuaj

Mënyra se si ecni tregon shumë për ju dhe shëndetin tuaj

16
SHPËRNDAJE

Përfshin trupin tuaj nga koka deri tek gishtërinjtë e këmbës, duke i përfshirë edhe disa pjesë të trurit.

Ecja juaj, sjellja dhe ritmi mund të transmetojnë të dhëna për shëndetin dhe personalitetin tuaj, raporton “WBHMD”.

Jetë më të gjatë: Studimet tregojnë se personat mbi 65 vjeç, të cilët kanë një nevojë për shpejtësi gjatë ecjes mund të jetë shenjë që do të jetoni më gjatë, transmeton, lajmi.net.

Ankth: Kur jeni të tensionuar dhe të shqetësuar,  keni më pak gjasa të ecni drejtë. Hulumtuesit të cilët kanë ndjekur ecjen e njerëzve dhe lëvizjet e tyre gjetën se sa më të stresuar që janë njerëzit, që më shumë u larguan kur synonin një objektiv të drejtë. Kjo për shkak se ana e djathtë e trurit tuaj, është duke u munduar të i përballoj stresin dhe dyshimet.

Muskuj të dobët: Nëse ju duket sikur jeni duke ecur në shkallë të padukshme, mund të keni këmbe të dobëta.

Shpinë të jo të mirë: Nëse keni dëmtuar ndonjë muskuj, do keni probleme me pjesën e poshtme të shpinës.

Sëmundjen e Parkisnonit: Lëvizje dhe ecje të ngadalshme- veçanërisht nëse jeni meshkuj mbi moshën 60 vjeçare, mund të jetë një shenjë se truri juaj është duke e pasur një kohë të vështirë për të marr mesazhin që të levizni muskujt e këmbes më shpejt.

Depresion: Nuk është e pazakonshme që depresioni të ju bëje të ecni ngadalë, dhe hapa të shkurtë.

 

-----