Ballina Shëndetësi Menopauza dhe lidhja me Covid-19, cilat gra rrezikojnë më shumë

Menopauza dhe lidhja me Covid-19, cilat gra rrezikojnë më shumë

94
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mund të ekzistojë një lidhje midis menopauzës dhe Covid-19.

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur së fundmi shkencëtarët. Sipas tyre, rënia e nivelit të estrogjenit mund të rrisë rrezikun përballë sëmundjes, megjithatë që kjo të pohohet me bindje ka nevojë për më shumë studime, raporton The Guardian.

Sipas studiuesve tek gratë në moshë të re infeksioni dhe simptomat e COVID-19 mund të jenë më të zakonshme dhe të lehta sesa tek ato të cilat janë në periudhë menopauze.

Zbulime të tilla kanë ngritur pyetje nëse hormonet si estrogjeni mund të luajnë një rol mbrojtës. Ky hormon është në nivele më të larta tek gratë sesa burrat, por pëson ulje gjatë periudhës që gratë kalojnë menopauzën.

Në këtë studim të bazuar në simptomat e raportuara të COVID-19, Steves dhe kolegët e saj arritën në përfundimin se gratë pas menopauzës ishin më të rrezikuara për t’u infektuar me Covid sesa gratë që nuk e kishin kaluar menopauzën.

Ekipi zbuloi gjithashtu se gratë që përdornin pilula që përmbajnë estrogjen, ishin më pak të  rrezikuara nga Covid sesa gratë e tjera që nuk përdornin këto pilula.

Në një studim tjetër, ekipi zbuloi se gratë ishin në rrezik më të madh për tu infektuar me “Covidin që zgjat” sesa burrat.

Ndërkohë, një studim nga Kina zbuloi se koha që gratë me menopauzë  kishin kaluar në spital  ishte më e shkurtër sesa gratë të cilat nuk vuanin nga  menopauza.

Ekziston një mungesë e provave të forta se estrogjeni është mbrojtës për Covid-19, megjithëse është e qartë se të jesh mashkull është një faktor kryesor rreziku që lidhet me ashpërsinë e sëmundjes,” tha Raman.

Louise Newson, një specialiste e menopauzës, tha se mund të ketë një numër arsyesh pse gratë pas menopauzës rrezikojnë më tepër nga simptomat e “Covidit të zgjatur”.

Por ajo tha se ka një numër të dhënash që sugjerojnë se hormonet dhe Covid bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, pasi shumë gra me Covid të zgjatur kanë raportuar ndryshime në ciklet e tyre menstruale pas  infektimit me virus. Shumica e tyre kanë zhvilluar simptoma më të rënda kur nivelet e tyre të hormoneve ishin më të ulta.

“Ne gjithashtu e dimë që receptorët ACE2 preken nga infeksioni i Covid dhe ka një përqindje të lartë të këtyre receptorëve në vezore. Ka shumë të ngjarë që kjo të ketë një pasojë të drejtpërdrejtë në uljen e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit, të cilat janë hormone të prodhuara nga vezoret ”, shtoi ajo.

Nëse nivelet e rënies së estrogjenit i bëjnë gratë më të rrezikuara nga Covid, një studim nga Newson, Steves dhe kolegët sugjeruan se terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) mund të mos ndihmojë, megjithëse kjo është diçka që kërkon prova të mëtejshme, që sugjerojnë një përfitim të mundshëm.

---- ----
----
-----
-----