Ballina Lajme nacionale Mëngjesi me temperatura nën zero, gjatë ditës deri 21 gradë

Mëngjesi me temperatura nën zero, gjatë ditës deri 21 gradë

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 11 prill – Moti sot në mëngjes do të jetë I freskët, gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe më I ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -4 deri 2 gradë, ndërsa maksimalja prej 14 deri 21 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë.

Sipas DPHM-së edhe të hënën moti do të jetë stabil me rritje plotësuese të temperaturave ditore. Nga e marta do të ketë rritje të vranësirave, me reshje lokale të shiut, vende-vende të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Nga e mërkura do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë ulje të sërishme të temperaturave.

The post Mëngjesi me temperatura nën zero, gjatë ditës deri 21 gradë appeared first on KOHA.

---- ----
-----