Ballina Lajme Bota/Rajoni ‘Mendova se nuk do zgjohem kurrë’/ Doktori që i mbijetoi Covid-19: Fola...

‘Mendova se nuk do zgjohem kurrë’/ Doktori që i mbijetoi Covid-19: Fola me babanë e vdekur

37
SHPËRNDAJE

Një urolog belg ka folur për përvojën e tij pasi i mbijetoi COVID-19 dhe kishte dalë nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome.

“Po shihja fundin tim,” tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec të Brukselit, ku ai punonte. “Mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë.”

Antoine dhe ekipi i tij spitalit u diagnostikuan të gjithë me koronavirus, por simptomat e 58-vjeçarit u përkeqësuan më shumë dhe u pranua në njësinë e kujdesit intesiv.

Sassine ishte në gjendje kome, por thotë se ishte në dijeni të dëshirës së tij për të luftuar sëmundjen dhe se ai kishte vizione edhe për babanë e tij të ndjerë.

Duke përshkruar përvojën si “të jashtëzakonshme”, Sassine, e cili doli nga kujdesi intensiv të martën, tha: “Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të. “

“Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë fytyrat e miqve të mi, ishte e papërshkrueshme.”

Tani ai mezi pret të përqafojë familjen e tij, të cilin nuk e ka parë që kur është diagnostikuar.

Belgjika ka raportuar 38.496 raste të konfirmuara të COVID-19, me 5.683 vdekje.

-----