Ballina Sport Menaxheri Giuffredi: Hysaj-Napoli? Si të zihesh çdo ditë me të dashurën…

Menaxheri Giuffredi: Hysaj-Napoli? Si të zihesh çdo ditë me të dashurën…

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët e Napolit në ndeshjen kundër Milanit. Shkodrani është vlerësuar pozitivisht për paraqitjen e tij, ndërkohë që menaxheri i tij, Mario Giuffredi, ka folur sërish për të ardhmen e tij në Radio Marte, gjatë transmetimit të emisionit “Si gonfia la rete”.

Kur i vënë në dukje paraqitjen e mirë me Milanin, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shprehet: “Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për profesionalizmin dhe seriozitetin e djalit. Është mirë të shohësh që gazetarët dhe tifozët e vlerësojnë atë.

Kjo do të thotë që ata e dinë sa serioz është dhe se sa është i lidhur me fanellën, edhe pse kontrata i skadon”. Më 30 qershor Hysaj del lojtar i lirë dhe Giuffredi është i qartë në atë që thotë për të ardhmen e mbrojtësit të krahut të djathtë, që Gattuso e ka përdorur edhe në krahun tjetër.

“Me 99% do të largohet. Është njëlloj sikur ke 5 vite me një të dashur dhe më pas zihesh çdo ditë. Tani është e drejta e lojtarë të shkojë aty ku vlerësohet më shumë. Nuk e ka problem të gjejë skuadrën. Një futbollist me CV-në dhe moshën e tij është një çek për t’u arkëtuar”, është shprehur Giuffredi. /abcnews.al

The post Menaxheri Giuffredi: Hysaj-Napoli? Si të zihesh çdo ditë me të dashurën… appeared first on Abc News.

---- ----
-----