Ballina Sport Memelli: Synojmë maksimumin me Teutën, Skënderbeut i mungonte vetëm grupi

Memelli: Synojmë maksimumin me Teutën, Skënderbeut i mungonte vetëm grupi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Skënderbeu është një nga ekipet më në formë të Kategorisë Superiore. Ekipi korçar po shfaqet mirë, po arrin rezultate pozitive ndaj të gjithë rivalëve, teksa në mesjavë siguroi kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë pas suksesit 0-2 në Durrës.

Nesër luhet sërish ndaj Teutës, por tashmë në Korçë dhe për llogari të kampionatit, aty ku Skënderbeu i ka jetike pikët për të siguruar mbijetesën. Trajneri i bardhekuqve, Migon Memelli foli për mediat rreth duelit ndaj skuadrës së Edi Martinit.

Është ndeshja e radhës, që ka rëndësinë e vet. Padiskutim që Teuta ka kualitete brenda dhe ka një skuadër me eksperiencë. Duke parë çfarë kemi bërë në javët e fundit, si skuadër dhe nga ana individuale, kam besim të jashtëzakonshëm se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë nesër. Do të futemi në lojë për të marrë maksimumin.

Nëse performanca do t’i përgjigjet takimit, nëse niveli i intensitetit dhe ana psikologjike do të jetë e duhura, ku unë insistoj që të rrimë tek ai nivel ku kemi qenë në ndeshjet e fundit, besoj që skuadra do të marrë maksimumin, që janë tre pikët. Është një ndeshje ku i ka të tre rezultatet brenda, por ne kërkojmë të marrim më të mirët.

Mungesat? Mungon vetëm Pusi, ka një kontraktim në pjesën e kofshës. Jemi në lartësinë e duhur, besoj që edhe nesër lojtarët do të bëjnë më të mirën. Kemi diskutuar me ekipin rreth asaj që bëmë në takimin e shkuar. Do të bëjmë edhe sot një bisedë, do të analizojmë gjërat pozitive dhe negative, sepse kështu përmirësohen lojtarët.

Më vjen mirë që ata janë koshientë dhe janë përmirësuar goxha gjatë gjithë këtyre javëve. Jam i lumtur për ta, sepse kam gjetur një skuadër me lojtarë cilësorë nga ana individuale. Ajo çfarë mungonte ishte pjesa e grupit, të cilën ata e kanë fituar tashmë.    

Euforia? Nuk më tremb, pasi i kërkoj çdo ditë lojtarëve që të qëndrojnë me këmbë në tokë. Skënderbeu është një klub që i distancon ata që kërkojnë të bëjnë atë çka kërkohet nga ana individuale. Ajo çfarë kërkohet në klub është të jepet maksimumi për skuadrën dhe fanellën“, deklaroi Memelli. /abcnews.al

The post Memelli: Synojmë maksimumin me Teutën, Skënderbeut i mungonte vetëm grupi appeared first on Abc News.

---- ----
-----