Ballina Sport Memelli: Skënderbeu e vlerëson edhe Kupën e Shqipërisë, tentojmë finalen

Memelli: Skënderbeu e vlerëson edhe Kupën e Shqipërisë, tentojmë finalen

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Skënderbeu luan nesër kundër Teutës në Durrës dhe do tentojë të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh se luajnë me skuadrën kryesuese të kampionatit.

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka theksuar se e vlerësojnë Kupën: “Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale”.

I pyetur nëse korçarët e kanë potencialin për të luftuar në kampionët dhe Kupë, Memelli ka shktuar: “Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë.

Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër”. Në fund Memelli e pranon se Teuta ka një grup me shumë futbollistë dhe mund të bëjë edhe rotacion e të jetë më e freskët.

“Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, është shprehur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli. /abcnews.al

The post Memelli: Skënderbeu e vlerëson edhe Kupën e Shqipërisë, tentojmë finalen appeared first on Abc News.

---- ----
-----