Ballina AKTUALE Mehmeti: Kufijtë e Rankoviqit?!

Mehmeti: Kufijtë e Rankoviqit?!

1142
SHPËRNDAJE
Foto: fb/Enver Mehmeti
Foto: fb/Enver Mehmeti

Zv-kryetari i këshillit kombëtar Shqiptar, z,Enver Mehmeti, pas situatës të krijuar në veri të Kosovës, ku institucionet lokale në Mitrovicën e veriut nuk po i bindën urdhërave të Prishtinës por atyre të Beogradit me gjendjen e jashtëzakondëshme të krijuar për epidemin e Coronavirusit, kërkon përfundimisht të përkrahet ideja e presidentit të Republikës së Kosovës për ribashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Mehmeti në profilin e tij ka shkruar “Sovraniteti, pushteti, ku mbeti? Më shumë se 20 vite, u munduam të ju kuptonim, kend doni me bind?!
Shqiptarët e Luginës “viktimë” e kufijve të dhunshëm, sakrificë, referendum, luftë, bashkë me Kosovë.
Momente të vështira për politikë por edhe më e vështirë gjendja e shqiptarëve të Luginës.
Urgjent duhet përkrahje për këto momente nga Republika e Shqipërisë edhe Republika e Kosovës.
Shpresojmë se pas Koronavirusit përfundimisht të mos ketë dilemë për Ribashkimin e Luginës me trungun e saj.
Lusim Zotin për pasoja më të vogla tek shqiptarët,dhe për gjithë njerëzit.”/
BujanociNet/