Ballina Showbiz Meghan Markle largohet për në Kanada, ja fotot “sekrete” të 4-ditëve më...

Meghan Markle largohet për në Kanada, ja fotot “sekrete” të 4-ditëve më parë

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pasi bënë të ditur se kanë vendosur të dorëzojnë titujt dhe të nisin një jetë të re larg familjes mbretërore, Mehgan Markle është rikthyer në Kanada bashkë me djalin Archie.

Ndërsa princ Harry vijon të qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar ku po negocion rreth kërkesës së familjes së tij për t’i qëndruar larg jetës publike dhe detyrimeve mbretërore.

Pritet që Duka i Sussex të mund t’i bashkohet familjes së tij këtë fundjavë.

Ndërsa në rrjetin e tyre social “Instagram” Sussex Royal, u bë një postimi i disa fotove nga një takim që Duka dhe Dukesha kishin bërë vetëm 4 ditë më parë. Nga mediat britanike ky takim u cilësua si “sekret”, për faktin se ai u bë i ditur vetëm sot që ishte organizuar.

Harry dhe Meghan duken se kanë zhvilluar një vizitë në kuzhinën Grenfell pak para se të japin lajmin për largimin e tyre nga gjiri i familjes mbretërore.

Mediat britanike gjithashtu shkruajnë se vendimi i princit dhe bashkëshortes së tij për tu larguar e ka zhytur familjen mbretërore në një “krizë”, pasi kjo ishte diçka e pamenduar dhe që çifti e bëri të ditur pas kthimit nga pushimet 6-javore në Kanada, ku kaluan Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve.

Çifti tha se kërkon të bëhet i pavarur financiarisht dhe se duan të kalojnë më shumë kohë në Amerikën e Veriut.

---- ----
----
-----
-----