
Meghan Markle ka reaguar pas vendimit të Mbretëreshës për t’i ndaluar që të përdorin titullin e tyre “Royal Sussex”.
Mediat e huaja raportojnë se ajo se nuk ka asgjë që “e ndalon ligjërisht” që ajo dhe Princi Harry që të përdorin titullin e tyre.
38-vjeçarja thuhet se është ankuar në rrethin e saj të brendshëm duke thënë se përdorimi i emrit nuk duhet të jetë një çështje që duhet të diskutohet, sepse ata nuk do t’i futen biznesit të shitjes së bluzave dhe lapsave.
“Meghan tha se i ka ardhur në majë të hundës me dramat dhe nuk ka vend në jetën e saj për ditët e sotme, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Harry-n”.
Të martën, “DailyMail” zbuloi se Mbretëresha dhe zyrtarët e vjetër kishin rënë dakord që çifti të mos e mbante fjalën “mbretërore” në bizneset e tyre.