Ballina Showbiz Meghan Markle do të publikojë librin e parë për fëmijë

Meghan Markle do të publikojë librin e parë për fëmijë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Meghan Markle njoftoi sot se ka shkruar një libër për fëmijë “The Bench”, i frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Dukesha e Sussex-it tha se libri është frymëzuar nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

 

Libri, që pritet të publikohet me 8 Qershor do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson. “The Bench” nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori.”, thuhet në deklaratën e saj. Ky njoftim vjen dy ditë para 2 vjetorit të lindjes së djalit të tyre.

Ilustrimet për librin - nga artisti Christian Robinson - përfshijnë një ushtar me kokë të kuqe. Do të dalë në treg më 8 qershor

Meghan aktualisht është shtatzënë me fëmijën e dytë, një vajzë, e cila pritet të vijë në jetë këtë verë. Dukesha dhe burri i saj, Harry kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey, ku ndër të tjera adresuan akuza ndaj një anëtari të familjes mbretërore për racizëm ndaj të birit të tyre.

Një ilustrim tjetër nga The Bench, libri debutues për fëmijë i shkruar nga Dukesha e Sussex bazuar në përvojat e saj

/abcnews.al

 

 

 

 

The post Meghan Markle do të publikojë librin e parë për fëmijë appeared first on Abc News.

---- ----
-----