Ballina Lajme nacionale Mediat serbe zbulojnë urdhrin e Trump për Kosovën, ja roli i Grenell

Mediat serbe zbulojnë urdhrin e Trump për Kosovën, ja roli i Grenell

129
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka urdhëruar një ofensivë totale për të zgjidhur problemin e Kosovës, shkruajnë sot mediat serbe.

Sipas tyre, Presidenti amerikan “çliroi” njeriun e besuar Richard Grenell nga të gjitha detyrat e tjera dhe e urdhëroi atë që t’i përkushtohej ekskluzivisht ringjalljes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimit të planit që duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Ajo që spekulohet për një kohë të gjatë u konfirmua të dielën nga vetë Grenel, i cili shkroi “E vërtetë” në llogarinë e tij në Twitter, duke iu përgjigjur kështu akuzave të mediave se ai po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani. Më parë, i dërguari special i Trump për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës la pozitën e shefit të shërbimeve të inteligjencës amerikane (si ushtrues detyre i drejtorit).

Sipas bashkëbiseduesve të Telegrafit Serb, kjo është padyshim provë që Donald Trump e vendosi Kosovën lart në listën e përparësive të politikës së jashtme. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Grenell, Dick Castin, i cili deklaroi se Grenell do të mbetet i dërguari special i presidentit amerikan në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës pas informacionit se ai po tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Berlin.

-----