Ballina Lajme Bota/Rajoni Mediat ruse, akuza ndaj Vuçiç: President frikacak dhe i paaftë, po shkatërron...

Mediat ruse, akuza ndaj Vuçiç: President frikacak dhe i paaftë, po shkatërron marrëdhëniet me Rusinë

113
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Media ruse Regnum e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç frikacak dhe të paaftë që po shkatërron marrëdhënien me Rusinë.

Akuzat e kësaj media vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisëë, ndërsa në artikull shkruhet se qëllimi i kësaj marrëveshje është distancimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“Qëllimet nuk ishin konstruktive, por shkatërruese, kryesorja ishte që të prishet lidhja midis Serbisë dhe Rusisë. Marrëveshja e Ëashingtonit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet serbo-ruse, nga të cilat pala ruse, duke ditur si amerikanët ashtu edhe Vuçiqin, me sa duket kishte frikë”, shkruhet në artikullin e Regnum.

“Pasojat kryesore të marrëveshjes së Ëashingtonit qëndrojnë në planin politik, pasi Serbia, e përfaqësuar nga Vuçiqi, është pajtuar që Izraeli duhet të njohë Kosovën dhe vetë Serbia si një shërbim reciprok, së bashku me disa nga aleatët më besnikë kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jeruzalem, gjë për të cilën të gjitha qeveritë e Izraelit kanë ëndërruar që nga viti 1967.

Me këtë, Serbia pësoi zemërimin e të gjithë botës myslimane. Ky hap përfundimisht prish më tej marrëdhëniet jo vetëm me ta, por edhe me myslimanët në Serbi dhe në rajon”, shkruhet më tej.

Në fund, ky shkrim thotë se Vuçiq duhet të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë gjatë negociatave me Kosovën.

“Edhe një herë, u bë e qartë se presidenti Vuçiç, i cili ka zgjedhur një stil autoritar të qeverisjes dhe nuk dëgjon askënd brenda vendit, por dëgjon zotërinjtë e tij Perëndimorë dhe emisarët e tyre.

Po sillet politikisht i papërgjegjshëm në negociatat rreth interesave të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që ai sa më shpejt të jetë e mundur të pushojë së përfaqësuari interesat e Serbisë në çdo negociatë rreth Kosovës”, përfundon shkrimi.

---- ----
----
----- ----
-----