Ballina Sport Mediat polake ironizojnë transferimin e Sadikut te Malaga

Mediat polake ironizojnë transferimin e Sadikut te Malaga

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Armando Sadiku u transferua te skuadra e Malagës në formë huazimi mbrëmjen e djeshme, duke nisur një aventurë të re në ligën e dytë spanjolle.

Kjo lëvizje e sulmuesit shqiptar ka ngjallur interesin e mediave polaku, të cilat nuk kanë nguruar të pasqyrojnë këtë transferim.

“Ferrari u parkua, Sadiku zbaroi te Malaga”, shkruan portali polak “Trasfery.info”.

Një lajm disi ironik, pasi kujtojmë që epiteti “Ferrari”, sulmuesit iu vendos gjatë kohës që u transferua te Legia e Varshavës në Poloni.

Aventura e tij te kjo skuadër ishte tërësisht për t’u harruar.

The post Mediat polake ironizojnë transferimin e Sadikut te Malaga appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----