
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Sipas Sky Sport, Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla.
Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë. Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.
Këtë lajm e konfirmon edhe gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter.