Ballina Sport Mediat franceze: Schumacher transferohet në Paris për kurë speciale

Mediat franceze: Schumacher transferohet në Paris për kurë speciale

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sipas “Le Parisien”, ish-kampioni i Formula 1, i cili u plagos rëndë në 2013 për shkak të një aksidenti me ski, arriti sot në Paris, ku u transportua në spitalin Evropian “Georges Pompidou” për një trajtim mjekësor për momentin “top sekret”.

Ish-piloti gjerman duhet t’i nënshtrohej transfuzionit të qelizave staminale në trup, në mënyrë që të ketë një reagim “sistematik anti-inflamator”.

Trajtimi duhet t’i bëhet nga profesori Philippe Menasché, kirurg i famshëm kardiak, pionier i terapisë qelizore në trajtimin e insuficiencës kardiake. Menasché është gjithashtu në Këshillin Administrativ të Institutit të Trurit dhe palcës kurrizore.

Në spitalin ku është shtruar, Schumacher është vizituar sot edhe nga kirurgu ortopedik i famshëm Gerard Saillant. Menasché dhe drejtuesit e spitalit “Pompidou”, të kontaktuar nga media franceze, nuk konfirmuan ose mohuan llojin e trajtimit të cilit do t’i nënshtrohet Schumacher, duke u fshehur pas sekretit mjekësor.

The post Mediat franceze: Schumacher transferohet në Paris për kurë speciale appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----