Ballina Sport Media e njohur britanike për mbrojtësin kuqezi: Çfarë ka ndodhur me karrierën...

Media e njohur britanike për mbrojtësin kuqezi: Çfarë ka ndodhur me karrierën e Veselit, që u bashkua me Man. United nga City në 2012?

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Media e njohur Britanike “Giveme sport” ka shkruar për karrierën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Frederik Veseli.

“Emri i Frederic Shtjefan Veseli me siguri nuk do t’i kujtohet shumicës së tifozëve të Manchester United në ditët e sotme.

Por përsëri në janar të vitit 2012, emri i mbrojtësit të lindur në Zvicër ishte në gojën e mbështetësve të Djajve të Kuq në të gjithë botën të cilët prisnin shpërthimin e tij.

Veseli ju bashkua mbi tetë vjet më parë Mançesterit ku ju bashkua United nga rivalët e Cityt në një transferim falas.

Mbrojtësi i gjithanshëm, i cili ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë, nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me Djajtë e Kuq dhe u lajmërua nga shumë specialist si një yll i ardhshëm i futbollit botëror.

Para transferimit të tij në Old Trafford, Veseli ishte kapiteni i Zvicrës në fitimin e Kupës së Botës U17 në vitin 2009.

Ai gjithashtu luajti nëntë herë me moshat U19 dhe shtatë herë për ekipin U20 të Zvicrës, para se të rrëmbehej nga Sir Alex Ferguson.

Shpresat te Veseli ishin të larta, por ai fatkeqësisht nuk arriti të bënte shpërthimin te United dhe u la i lirë në verën e 2013, mbrojtësi u bashkua me Ipsëich Toën pas largimit nga Old Trafford.

Atëherë, ku është ai tani?

Çfarë ndodhi me Veseli pas largimit nga Man Utd?

Tashmë Veseli ka 31 ndeshje me përfaqësuen e tij me Shqipërinë. Tetë nga ato paraqitje kanë ardhur në Ligën e Kombeve.

Ai madje bëri një paraqitje të shkurtër në Euro 2016, duke luajtur pesë minuta në humbjen 2-0 të Shqipërisë ndaj vendit pritës Francës.

Jo keq Freddie,, por në nivel klubesh ai aktivizohet në Seria B kur nëse do ti kishte ecur karriera sipas pritshmërive sot mund të ishte duke luajtur në nivelet më të larta të futbollit europian”, shkruan media e njohur britanike.

 

---- ----
----
-----
-----