Ballina Lajme Bota/Rajoni Medalistja e vetme olimpike e Iranit “dezerton” në Europë: Ja si na...

Medalistja e vetme olimpike e Iranit “dezerton” në Europë: Ja si na poshtëron regjimi (FOTO)

51
SHPËRNDAJE

Medalistja e vetme e Iranit, Kimia Alizadeh njoftoi se është larguar përgjithmonë nga vendi i saj, duke fshikulluar “hipokrizinë” e regjimit të tij, e duke treguar sesi i poshtëron atletët, ndërkohë që i përdor ata për qëllime politike.

‘A duhet të filloj me përshëndetje, mirupafshim apo ngushëllime?” shkroi ajo në Instagram. Largimi i 21 vjeçares erdhi në kohën kur republika islamike pranoi fajin për rrëzimin aksidental të avionit ukrainas që vrau të 176 njerëzit në bord. Alizadeh, fituese e medaljes së bronxtë në taekwondo në Lojërat Olimpike 2016 të Rios, foli për trajtimin autoritarist që bëhet nga autoritetet e vendit të saj.

“ Unë jam një prej miliona grave të shtypura në Iran, me të cilat ata kanë luajtur prej vitesh”, ka shkruar Kimia. “ Kam veshur gjithçka që më thoshin ata të vishja”, shtoi atletja duke iu referuar vellos islamike, e detyrueshme në publik për të gjithë femrat iraniane. “Kam përsëritur çdo gjë që më kërkonin ata të thosha. Për ata, asnjëri prej nesh nuk kishte rëndësi”, shton ajo, duke theksuar se askush nuk e ka ftuar në Europë, pa treguar ndërkohë se ku ndodhet.

Lajmi i zhdukjes së Alizadeh kishte shokuar vendin të enjten. Ligjvënësi Abdolkarim Hosseinzadeh  kërkoi përgjigje, duke I akuzuar “zyrtarët e paaftë vendas” se kishin lejuar “kapitalin njerëzir” të largohej nga Irani.

Sipas agjensisë gjysëm zyrtare të lajmeve,  ISNA, Kimia Alizadeh ka emigruar në Holandë, ku sic thuhet në shkrimin e saj, po stërvitet dhe shpreson që të konkurojë në Lojrat Olimpike të Tokios, por jo nën flamurin Iranian.