
Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjeve dhe lidhjeve të shpeshta në disa muaj.
Pasi u nda me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth, ajo u përfol se kishte nisur një romancë të re me bukuroshen, Kaitlynn Carter. Por edhe me të lidhja nuk zgjati shumë dhe mediat e huaja nisën të shkruanin se ato ishin ndarë.
Ndërkohë prej disa muajsh ka nisur një marrëdhënie tjetër dashurie. Cody Simpson është i dashuri i radhës i Miley-t me të cilin publikon shpesh foto në profilin e saj në “Instagram”.
E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka ndarë me fansat një fotografi mjaft “hot”. Miley shfaqet e veshur me një palë të brendshme të zeza, seksi. Ndërkohë pranë saj qëndron i dashuri dhe duket se po pret që t’i shkurtojë flokët, pasi këngëtarja mban në duar një palë gërshërë.