Ballina Lajme nacionale Më shumë se 80 plumba në drejtim të makinës, ky është 43-vjeçari...

Më shumë se 80 plumba në drejtim të makinës, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë, rëndë i riu

210
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Shkup të Maqedonisë është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë në rrezik për jetën është edhe një 22-vjeçar me iniciale E.I. i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit.

Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Media maqedonase “Ina” raporton se 6 plumba ka marrë edhe i riu që ndodhej në makinë me të dhe tashmë është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të viktimës janë qitur më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup./mv.abcnews.al

The post Më shumë se 80 plumba në drejtim të makinës, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë, rëndë i riu appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----