Ballina Sport “Më shikonin sikur kisha vrarë njerëz”/ Kaçe: Në Greqi më kanë bërë...

“Më shikonin sikur kisha vrarë njerëz”/ Kaçe: Në Greqi më kanë bërë padrejtësi

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mesfushori i kombëtares Ergys Kaçe nuk e ka pasur të lehtë në vitet e fundit në karrierën e tij.  Lojtari ankohet se në Greqi i është bërë padrejtësi, ndërkohë që e ka ende të reskut episodin me fanellën e UÇK-së, kur pasi e mbajti veshur, atë e shikonin sikur kishte vrarë njerëz.

“Më ka ndihmuar shumë huazimi te AEL, pasi në të kundërt nuk do të kisha shumë minuta për të luajtur. Nëse rri në stol dhe nuk luan atëherë nuk ke si të përmirësohesh. Unë dua të kthehem te PAOK dhe të qëndroj aty. Dua të jem në skuadër dhe të luaj si dikur, t’i përjetoj përsëri ato ndjenja. PAOK-u tani është një skuadër me nivel të lartë dhe dua të përjetoj përsëri titujt që ata fitojnë.

----

Nuk kam biseduar ende me PAOK-un dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë, kemi pasur bisedime me disa skuadra jashtë Greqisë. Mendoj se më është bërë padrejtësi. E them këtë sepse nuk më është dhënë hapësirë të tregoj se kush jam. Nëse do luaja dhe do shihja që nuk ia dilja dot, do e thoja që nuk e bëj dot. Nuk kam pasur asnjë shans në vitet e fundit dhe prandaj mendoj se më kanë bërë padrejtësi.”, tha Kaçe duke shtuar “Fanella e UÇK-së? Kur ndodhi ajo unë isha 19 vjeç dhe ata menduan se unë kisha vrarë njerëz. I kisha të gjithë kundër, dukeshin sikur do luftonin të gjithë kundër meje. Mbaj mend që asokohe kthehesha nga Kombëtarja dhe Ivan Savidis më mbajti pranë, ishte si një baba për mua. Jam njeri që nuk e harroj lehtë. Ishte momenti më i vështirë për mua”.

----- ----