Ballina Lajme nacionale Me përkrahje unanime, kandidatura e Vjosa Osmanit merr mbështetje edhe nga Këshilli...

Me përkrahje unanime, kandidatura e Vjosa Osmanit merr mbështetje edhe nga Këshilli i Përgjithshëm

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë edhe mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm për të qenë kandidate e kësaj partie për kryeministre.

Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.

Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i partisë së Isa Mustafës karshi ofertës së Albin Kurtit për koalicionin parazgjedhor

---- ----
----
----- ----
-----