Ballina Lajme nacionale Më në fund një lajm i mirë nga QKUK-ja

Më në fund një lajm i mirë nga QKUK-ja

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

QKUK njofton se së shpejti do të furnizohen me Rezonancë të dytë dhe CT të re.

Qendra Klinike Universiatare e Kosovës ka njfotuar se së shpejti do të furnizohen me Rezonancë të dytë dhe CT të re.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.

“Ata më nuk do të kenë nevojë për pritje, përderisa imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kopjuterizuar(CT).

Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët”, thuhet në njoftim.

---- ----
----
-----
-----