Ballina Showbiz “Më mungon që tani”/ Nga karriera e deri te fotot familjare, imazhet...

“Më mungon që tani”/ Nga karriera e deri te fotot familjare, imazhet e rralla të Kirk Douglas (FOTO)

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është ndarë nga jeta në moshën 103-vjeçare, aktori legjendar i “Hollywood”-it, Kirk Douglas. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Mediat e huaja shkruajnë se në momentet e fundit të jetës, 103-vjeçari kishte pranë bashkëshorten e tij Anne Buydens dhe tre djemtë: Michael, Joel dhe Peter.

Ndërkohë lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur djali i tij, Michael. Ai shkroi një postim të gjatë në “Facebook”, ku e shoqëronte edhe me foto të ndryshme të të atit ndër vite.

Edhe bashkëshortja e Michael, Catherine Zeta-Jones, ishte në mesin e atyre që shprehen ngushëllime për vdekjen e Kirk. Teksa postoi një foto të saj me vjehrrin, ajo shkruante se i mungon që tani dhe se do ta dojë edhe për pjesën tjetër të jetës së saj.

Ndërkohë “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të rralla të Kirk, duke nisur që nga karriera e deri te familja e tij.

---- ----
----
-----
-----