Ballina Lajme Bota/Rajoni Me maska apo pa maska? Institucionet amerikane në “luftë”, Task Forca kundër...

Me maska apo pa maska? Institucionet amerikane në “luftë”, Task Forca kundër maskës në publik

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndryshe nga Shqipëria, ku nga kjo javë, maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë vetë qeveria ajo që ka bllokuar urdhrin e nxjerrë nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve, për mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme.

Lajmi u raportua nga “New York Times”. Sipas medias amerikane, Qendra e Sëmundjeve kishte planifikuar të nxirrte një urdhër, sipas të cilit çdo punonjës apo udhëtar, do të ishte i detyruar të mbante një maskë mbrojtëse në transportin publik, në avionë, trena, autobusë e metro.

Por në mënyrë menjëhershme, urdhri është bllokuar nga kreu i Task Forcës kundër Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, që drejtohet nga zv.presidenti Mike Pence.

Teksa refuzonte urdhrin, Task Forca është shprehur: “Vendimi për mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme i takon shteteve”.

Edhe në Amerikë, qytetarët janë të ndarë, mes atyre që e duan maskën të detyrueshme pasi vetëm kështu ndihen të mbrojtur. “New York Times” zbulon se sipas sondazheve, amerikanët ndjejnë se mbajtja apo jo e maskës, në këtë moment, është kthyer më shumë në një çështje politike.

---- ----
----
----- ----
-----