Ballina Lajme Bota/Rajoni Me këtë deklaratë, Majko paralajmëron tërheqjen e Edi Ramës

Me këtë deklaratë, Majko paralajmëron tërheqjen e Edi Ramës

31
SHPËRNDAJE

Kriza në Shqipëri po vazhdon të thëllohet.

Zhvillimet më të fundit duket se po bëjnë që palët të shkojnë në në marrëveshje. Por deri tek marrëveshja duhet përgatitur terreni që maxhoranca të mos duket e humbur në sytë e elektoratit të vet dhe kështu sëfundmi kanë futur në lojë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në ‘Mbrëmje Ide” Pandeli Majko tha se vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që do të caktojë nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.

Kanë mbetur vetëm tetë ditë nga data kur maxhoranca thotë se do të zhvillojë zgjedhjet, ndërsa nuk dihet nëse mund të ngrihet Gjykata Kushtetuese në kaq pak kohë. Aktualisht ajo ka vetëm një anëtar dhe është praktikisht jashtë funksionit.

Megjithatë, siguria e Majkos tregon se maxhoranca e ka një plan dhe ai është dalja nga ky qerthull përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe shkuarja në një marrëveshje në një datë tjetër.

Deklarata e Majkos

Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese.

Kjo gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.

Nëse Gjykatë thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale.

Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykatë Kushtetuese!

Nëse kjo Gjykatë Kushtetuese do të marrë këtë vendim ne do të jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje.

Por sot ne askush nuk mund të na ndalojë dhe të na thotë se ju nuk do të shkoni në votime”.

Ai u ka bërë thirrje mendjeve të kthjellëta të opozitës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilla ime është që të mos shkohet tek përplasja.

Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90 të nxjerri njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë.

Është e paimagjinueshme.

Prandaj mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla.

Nëse kam ardhur sot këtu është se asnjë qytetar nuk i intereson të vërë jetën në rrezik të tij dhe të familjes së tij për politikanët shqiptarë, përfshirë edhe veten time.

Nuk dua të dal unë si delja e bardhe midis të zezave sepse edhe unë kam kusuret e mia bashkë me të tjerët. Sot PS-së nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas.

PD i ka të gjitha mundësit që të kërkojnë zerimin e procesit zgjedhor nëse ata mendojnë se ky proces është fals, i paligjshëm dhe anti-kushtetues, le të shkojnë në gjykatë. Të shkojnë në gjykatë dhe të mos nxjerri njerëzit dhe gratë që të përplasen me policinë.

-----