
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur se nga korona virusi kanë vdekur 133 persona dhe mbi 6 mijë janë konfirmuar si të infektuar.
Dhjetëra raste janë konfirmuar edhe jashtë territorit të Kinës, përfshirë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë në Azi.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003. Simptomat e llojit të ri të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë dhe pengesa në frymëmarrje.
Autoritetet kanë mbyllur qasjen në 17 qytete në provincën Hubei, ku besohet të jetë origjina e virusit. Të huajt kanë filluar të largohen nga krahina e goditur nga virusi ku janë bllokuar më shumë se 50 milionë njerëz.