Ballina Lajme nacionale Me karrotrec janë marrë 205 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt...

Me karrotrec janë marrë 205 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt nga hapësirat publike

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 11 mars – Gjatë javës së kaluar (prej 4 deri më 10 mars) me automjetet speciale karrotrec janë marrë 205 automjete nga hapësirat publike, ndërsa kontrollorët e parkingjeve zonale kanë sanksionuar gjithsej 287 vetura, informojnë nga Qyteti i Shkupit

“Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe të marra 27 janë marrë nga parkingjet zonale, ndërsa 178 veturat e tjera me urdhër të policisë së trafikut në bazë të kundërvajtjeve të bëra: parkim në rrugë, shteg biçikletash, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësira të gjelbra, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe pas thirrjes nga person i tretë”, njoftojnë nga qyteti.

Prej atje shtojnë se kontrollorët e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 287 vetura, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mospagesë të shërbimit për parking. Prej tyre, 27 automjete janë marrë me shërbimin e karrotrecit, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parkingje.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” u bëjnë thirrje qytetarëve që ta ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa veturat e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve për parkim, që me kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit për parkim, që të mos sanksionohen dhe të mos iu vendoset bllokator në rrota. Pagesa për shërbimin e parkingut mund të bëhet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

The post Me karrotrec janë marrë 205 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt nga hapësirat publike appeared first on KOHA.

---- ----
-----