Ballina Lajme nacionale Më i vjetri dhe më e reja, këta dy deputetë do ta...

Më i vjetri dhe më e reja, këta dy deputetë do ta udhëheqin seancën e parë

14
SHPËRNDAJE

Është bërë e ditur cilët do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Sapo të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbahet seanca e parë parlamentare e kësaj legjislaturës ku do të votohet për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër.

Por, para se të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit, ligji thotë se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.

Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjet do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.

Ata do ta hapin seancën dhe do ta udhëheqin deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit..