

Modelja e njohur e fitnessit, Dorina Mema, ka folur së fundmi për vajzat e njohur që ka trajnuar në palestrën e saj.
Madje ajo ka zbuluar se është gjendur edhe përballë zgjedhjes, mes Lei Krajës dhe Kejvina Kthellës.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dorina ka treguar se ka stërvitur personazhe mjaft të njohur publikë, mes tyre dhe ish-velinen, të cilën preferon të mos e ketë më në palestër, sepse i huton klientët.
“Kejvinën e kam stërvitur, nuk e marr se huton palestrën. Nuk e marr se më huton klientët. E dua, e duan vërtet Kejvinën e duan. Kejvinën e kam stërvitur, është në Amerikë. Le ta lemë në Amerikë, në hollivud,”- është shprehur modelja e fitnessit Dorina Mema.
E vendosur në një zgjedhje nga moderatorja, mes Kejvinës dhe moderatores sportive, Lei Kraja, Dorina Mema ka zgjedhur Lein, duke theksuar se Kejvinën e duan shumë, dhe rrëmben vëmendjen e palestrës.