Ballina Sport Me hap kampioni/ Tirana e Egbos nuk njeh humbje, merr vendin e...

Me hap kampioni/ Tirana e Egbos nuk njeh humbje, merr vendin e parë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me hap kampioni në “Loro Boriçi” Tirana mund Vllazninë vendase me rezultatin minimal 0-1 dhe merr përkohësisht vendin e parë.

Ishte Cobbinah ai që zgjidhi një ndeshje në barazpeshë totale pikërisht në minutën e 87 falë një aksioni vetjak dhe një goditje e fuqishme nga jashtë zonës.

Tirana e Egbos vijon kështu serinë e ndeshjeve pozitive dhe trajneri nigerian duket se ka gjetur çelësin e fitoreve për bardheblutë, që janë pamposhtur në kampionat prej 7 javësh dhe kanë nisur të ëndërrojnë për një titull kampion të mundshëm.

Me këtë fitore Tirana merr vendin e parë në pritje të përballjes mes Kukësit dhe Laçit që do të luhet nesër në “Elbasan Arena.”

---- ----
----
-----
-----