Ballina Showbiz Me fustan transparent e super elegante, ja si dukej Inis Gjoni 22...

Me fustan transparent e super elegante, ja si dukej Inis Gjoni 22 vite më parë (FOTO)

176
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe pse duket se është distancuar nga daljet e shpeshta në publik, Inis Gjoni, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo qëndron pranë fansave të saj, duke bërë postime të ndryshe në “Instagram”.

Regjisorja e njohur duket se është bërë paksa nostalgjike së fundmi, pasi ka publikuar disa fotografi të vitit 1998.

Në imazhet e 22-viteve më parë, Inis shfaqet teksa prezanton “Miss Shqipëria 1998”, krahas aktorit të mirënjohur Kastriot Çaushi. Të dy janë veshur me shumë elegancë dhe Inisi duket në super formë!

E po atë vit, Gjoni ka prezantuar edhe Festivalin e RTSH-së, e nuk mungojnë foto nga ky event i rëndësishëm. Në një foto, ajo shfaqet me një fustan transparent që i tregojnë të brendshmet, ndërsa në tjetrën mban veshur një fustan të zi mjaft elegant.

---- ----
----
-----
-----