Ballina Showbiz Me foton e papublikuar më parë, Adelina Ismaili sapo nisi sfidën më...

Me foton e papublikuar më parë, Adelina Ismaili sapo nisi sfidën më të re në Instagram

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbetet padyshim një ndër personazhet më të dashur të ekranit, pavarësisht viteve që kalojnë. Adelina Ismaili iu rikthye ekranit pas një pauze të gjatë, por kësaj here e sfidoi veten në rolin e moderatores. Emisioni “Tetë a tetë me Adelinën” vijoi rrugëtimin për disa muaj, por kohët e fundit nuk është transmetuar më për shkak të problemeve shëndetësore të saj.

Ajo bëri me dije se emisioni do të fillojë së shpejti, pasi të ketë tejkaluar problemet me shëndetin. “Shpejt…kam patur probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, u shpreh këngëtarja pak kohë më parë. Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një imazh të 20 viteve më parë. Duket sikur koha ka ndalur për këngëtaren, pasi siç vihet re nga fotoja, ruan po të njëjtën freski edhe sot.

“A ta bojna 20 years challenge”, ka shkruar Adelina, duke hapur sfidën më të re në rrjetin social. Përsa i përket muzikës, kujtojmë që këngëtarja nuk ka qenë aktive prej më shumë se një vit tashmë. Projekti më i fundit i saj mban titullin “Amaneti”, për të cilën bashkëpunoi me artistin Skerdi dhe që u prit shumë mirë nga publiku. /abcnews.al

The post Me foton e papublikuar më parë, Adelina Ismaili sapo nisi sfidën më të re në Instagram appeared first on Abc News.

---- ----
-----